BallinaPolitike“Zgjedhorja”/Kryemadhi me këmbë të lënduar në takim me Bashën, ekspertët e opozitës...

“Zgjedhorja”/Kryemadhi me këmbë të lënduar në takim me Bashën, ekspertët e opozitës rikthen në rezidencën e Yuri Kim

Mbledhja e Këshillit Politik e zhvilluar në rezidencën e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim është ndërprerë për disa orë për të rifilluar sërish.

Raporton se pas këtij takimi, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pritet të dalë në një konferencë për mediat.

 

Ndërkohë që ekspertët e caktuar nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, pas takimit në rezidencën e ambasadores së SHBA, zhvilluan një takim në selinë blu, ku janë takuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, të cilin e kanë informuar me detajet e negociatave.

Në takim ka qenë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është parë teksa i ngjiti shkallët e PD me vështirësi, pas nje lendimi që ka pesuar në kembë.

Pas takimit për rreth 30 minuta në selinë e PD, Bylykbashi dhe Vasili pritet të rikthen sërish në tryezën e negociatave

Ende nuk dihen detajet si ka shkuar procesi i negociatave mes palëve për finalizimin e një drafti konsensusal për reformën zgjedhore.

Ambasadorja e SHBA dhe diplomatët e tjerë të angazhuar në këtë proces ndërmjetësimi janë shprehur optimist  se procesi do të finalizohet me konsensus./ Panorama.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular