BallinaKronikeVrasja e vëllezërve Bardhi në Krujë. FNSH nga Tirana në aksion për...

Vrasja e vëllezërve Bardhi në Krujë. FNSH nga Tirana në aksion për arrestimin e autorit

Krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gramëz të Krujës dyshohet të ketë ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme midis dy familjeve nga i njëjti fshat.

“News 24” bën me dije se midis vëllezërve Bardhi dhe autorit të krimit ka pasur debate të forta.

Pavarësisht konflikteve midis dy familjeve, vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi nuk kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë.

Forca të shumta policie nga rajoni i Durrësit si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë shkuar në zonë për të arrestuar autorin e krimit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular