Një aksion i policisë së Mallakastrës në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ka vënë në pranga, të afërm të kryebashkiakut të Ballshit.
Aksion i policisë është zhvilluar në fshatin Çorrush të Mallakastrës gjatë pasdites së sotme.
Gjatë kontrolleve të kryera u kapën dy parcela ku në to ishin mbjellë 35 dhe 48 fidanë kanabi sativa qe i perkasin xhaxha dhe nip, banorë të fshatit Çorrush të njësisë administrative, Kutë, bashkia Mallakastër.
Sipas burimeve të informacionit mësohet se dy të ndaluarit janë xhaxhai i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj si dhe djali i kushëririt të parë të tij.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale fidanët e kanabis sativas, ndërkohe që xhaxha dhe nip janë shoqëruar për në policinë e Mallakastrës.