Pas mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi konfirmoi publikisht pikat që kishin rënë dakord.
Bylykbashi:
Sot u arrit dakordësi për Administrim Zgjedhor, identifikim biometrik 100 për qind. Opozita propozoi sot zgjidhjen për depolitizimin e komisioneve, do të mbetëm ashtu siç është sot dhe kjo formulë do të aplikohet pas këtyre zgjedhjeve. U përpoq të kapte komisionet zgjedhore, nuk i kapi dot dhe u tërhoq. Depolitizimi i administratës zgjedhore do te kryhet vetëm pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe lokale.