BallinaAktualitetKoronavirusi, OBSH del me tjetër këshillë për COVID 19: Në ambiente publike...

Koronavirusi, OBSH del me tjetër këshillë për COVID 19: Në ambiente publike mbani….

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka ndryshuar këshillat e saj për vendosjen e maskave në fytyrë, duke thënë se ato duhet të mbahen në publik për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.maske njerez korona

OBSH tha që informacionet e reja treguan se ato mund të sigurojnë “një pengesë për perhapjen e sperklave infektive”, raporton BBC.

Disa vende të botës tashmë rekomandojnë ose e kane te sanksionuar mbajtjen e maskave ne fytyre ne kohen e daljes ne ambiente publike.

OBSH kishte argumentuar më parë se nuk kishte prova të mjaftueshme qe njerezit e shendetshem duhet te mbanin maska, duke thene se ato nuk jane te keshillueshme qe te perdoren, me perjahstim te personave te semure, personelit mjekesor dhe personave qe kujdesen per te semuret.

Dr Maria Van Kerkhove, eksperti kryesor teknik i OBSH-së për Covid-19, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se rekomandimi ishte që njerëzit të mbanin një “maskë pëlhure – domethënë një maskë jo-mjekësore” në zonat ku ekziston rreziku i transmetimit të semundjes.

Në nivel global, ka pasur 6.7 milione raste të konfirmuara të koronavirusit dhe gati 400,000 vdekje që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Organizata tha që udhëzimet e saj të reja ishin nxitur nga studimet gjatë javëve të fundit. “Ne po këshillojmë qeveritë të inkurajojnë që publiku i gjerë të mbaje një maskë,” tha Dr Van Kerkhove.

Në të njëjtën kohë, OBSH theksoi se maskat në fytyrë ishin vetëm një prej masave që mund të zvogëlojne rrezikun e transmetimit – dhe se kjo nuk duhet t’u jape njerëzve një sens të rremë të mbrojtjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular