Edhe disa tulla të hequra dhe mund të kishin shpëtuar përmes një vrime në mur, një nga skenarët më klasik të arratisjeve nga burgu.
Por kur pothuajse ishin gati, plani i tyre dështoi për shkak të pamundësisë për të fshehur përparimin e punimeve.
Arratisja e bujshme nëse do të realizohej, ndodhi në burgun e Bellizzi Irpino, në provincën e Avellino në Itali, ndërsa protagonistë janë dy të dy të burgosur shqiptarë, të cilët duhet të vuajnë edhe 3 dhe 10 vjet burg.
Dyshja kishte filluar të gërmonte në një mur brenda qelisë së tyre nën dritare, duke hequr një nga një tullat, derisa të krijohej një tunel që i nxirrte ata jashtë.
Për të mbuluar vrimën, ata kishin përdorur një lloj suvaje rudimentare, të marrë nga përzierja e ujit dhe miellit.
Ata kishin vendosur brumin në mur, duke bërë që të duket se tullat ishin akoma në vend.
/Panorama/