BallinaAktualitetPlani spektakolar i shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu! Çfarë ndodhi një...

Plani spektakolar i shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu! Çfarë ndodhi një ditë më parë

Edhe disa tulla të hequra dhe mund të kishin shpëtuar përmes një vrime në mur, një nga skenarët më klasik të arratisjeve nga burgu.

Por kur pothuajse ishin gati, plani i tyre dështoi për shkak të pamundësisë për të fshehur përparimin e punimeve.

Arratisja e bujshme nëse do të realizohej, ndodhi në burgun e Bellizzi Irpino, në provincën e Avellino në Itali, ndërsa protagonistë janë dy të dy të burgosur shqiptarë, të cilët duhet të vuajnë edhe 3 dhe 10 vjet burg.

Dyshja kishte filluar të gërmonte në një mur brenda qelisë së tyre nën dritare, duke hequr një nga një tullat, derisa të krijohej një tunel që i nxirrte ata jashtë.

Për të mbuluar vrimën, ata kishin përdorur një lloj suvaje rudimentare, të marrë nga përzierja e ujit dhe miellit.

Ata kishin vendosur brumin në mur, duke bërë që të duket se tullat ishin akoma në vend.

/Panorama/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular