BallinaAktualitetQSUT, vatra që po shpërndan koronavirusin. Zbulohen 10 raste të tjera

QSUT, vatra që po shpërndan koronavirusin. Zbulohen 10 raste të tjera

Janë 10 raste të reja që janë zbuluar si pozitivë me koronavirus në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se të gjitha rastet në fjalë janë zbuluar në Qendrën Spitalore Universitare në kryeqytet.

Një prej të infektuarve është në zyrën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, strukturë brenda QSUT-së.

Rastet e tjera janë zbuluar në Urgjencë, Kirurgji dhe hematologji. Ndaj tyre po bëhet një hetim nga ISHP për të zbuluar nga është marrë infeksioni. Kujtojmë se ditën e sotme u konfirmuan në total 42 raste të tjera me Covid-19.

Nga këta, rastet janë shënuar konkretisht: 1 Berati, 4 Durrësi, 3 Kruja, 2 Lushnja, 1 Puka, 9 Shkodra, 21 Tirana dhe 1 Ura vajgurore. /TCH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular