Një sherr masiv mes të rinjve është regjistruar pak minuta më parë në bulevardin “Epidamn”, në Durrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ndërkohë që ka mbërritur edhe ambulanca, pasi fillimisht është raportuar se ka pasur një të ri të plagosur me thikë.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se njëri nga të rinjtë ka nxjerrë një thikë duke kërcënuar personat e tjerë me të cilët është konfliktuar.
Ndërkohë burime policore bëjnë të ditur se dhuna mes të rinjve ka qenë vetëm fizike dhe nuk janë përdorur thika apo sende të forta.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.