Kanë mjaftuan pak minuta shi që qyteti i Librazhdit t’i ngjante një liqeni.
Qyteti juglindor është përmbytur ditën e sotme nga reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe dyqane.
Lartësia e ujit ka arritur disa centimetra duke përmbytur unazën e qytetit dhe, po ashtu stadiumin e këtij qyteti.
Si pasojë e reshjeve disa automjete kanë mbetur të bllokuar për disa minuta.
Ndërkohë, që sikurse mund të shihet edhe nga këto pamje, uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetet e bizneset, duke mos u përballuar nga sistemet kanalizuese.