BallinaAktualitetDOKUMENTI/Drekë për mjekun Pëllumb Pipero, Bashkia Skrapar hap tenderin

DOKUMENTI/Drekë për mjekun Pëllumb Pipero, Bashkia Skrapar hap tenderin

Bashkia Skrapar i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” mjekut të njohur infeksionist Pëllumb Pipero, i cili pati një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë së Covid 19. Titulli i është dhënë më 28 maj 2020, me propozim të Kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema. Motivacioni: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”.

Por vec titullit honorifik për mjekun infeksionist, Bashkia Skrapar ka menduar edhe për një drekë, për të cilën ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Objekti i tenderit është “Organizim dreke me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” z. Pëllumb Piperos”.

Fondi limit i parashikuar nuk bëhet me dije, sikundër nuk dihet nëse në drekë do të jetë edhe vetë mjeku apo është thjesht për t’u kënaqur anëtarët e Këshillit Bashkiak Skrapar me stafin e bashkisë. Dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Piperon, Bashkia Skrapar e ka njoftuar edhe në faqen e saj në internet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular