BallinaKronikeEkzekutim mafioz, vritet biznesmenia greke, autorët të veshur si policë

Ekzekutim mafioz, vritet biznesmenia greke, autorët të veshur si policë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të martë në Zakynthos, Greqi.

Dy persona të veshur si policë qëlluan me armë drejt një çifti ku mbeti e vrarë biznesmenia greke, Christina Kloutsinioti.

Ndërkohë mbeti i plagosur dhe bashkëshorti i saj i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi shumë afër shtëpisë së çiftit në Zakynthos, ku ata po udhëtonin me motor.

Afër tyre kaluan dhe autorët të cilët ishin në motor e të veshur si policë. Autoritetet greke dyshojnë se objektivi ishte bashkëshorti i saj.

Policia po vijon ende hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që forcat e rendit janë në kërkim të autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular