BallinaKryesoreRritja e rasteve me COVID, Rama: Po vazhdojë kështu do mbyllemi në...

Rritja e rasteve me COVID, Rama: Po vazhdojë kështu do mbyllemi në karantinë deri…

Pas ditës së trete me një numër të lartë infeksionesh, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mospërhapjen e COVID-19.

Teksa theksoi se rritja e numrit të të shtruarve në spital është më shumë sesa në kulmin e pandemisë, Rama u shpreh se nëse kjo situatë vazhdon kështu do të jemi të detyruar të mbyllemi sërish në karantinë, deri në daljen e vaksinës.

Kryeministri riktheu vëmendjen edhe tek bizneset që sipas tij nuk zbatojnë protokollin e sigurisë. Rama thotë se e di sa kanë vuajtur bizneset në këtë periudhë, por theksoi se nuk ka ndryshuar mendim për faktin se ‘ekonomia bie dhe ngrihet prapë’.

“Numrat e të infektuarve po rriten dhe po rriten shtrimet në spital. Çka është më shqetësuese është se trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm mund të na sjellë dëme të rënda në jetë njerëzish, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush?

Nuk dua të bëhem i bezdisshëm dhe të përsëris ato që kam përsëritur deri në mërzi për të gjithë ju, por jam i shqetësuar dhe duhet ta dini që nuk kam ndërmend të bëjë sehir se si shumëkush e ka harruar fare që armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej tre ditësh kemi më shumë shtirme se sa në kulmin e agresionit të tij kur ishim mbyllur.

Nuk dua të bëj  me të keq gjënë e duhur në këtë situatë. Nuk dua të lëshojmë ofensivën ndëshkimore për bizneset që nuk respektojnë protokollet. E di mirë se sa kanë vuajtur dhe se sa plagë kanë për të kuruar, por nuk kam ndryshuar mendim. Në fund të fundit ekonomia bie dhe ngrihet prapë”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular