BallinaShendetUthulla e hudhrës kundër peshës së tepërt – Si ta përgatisni

Uthulla e hudhrës kundër peshës së tepërt – Si ta përgatisni

spot_img
spot_img

Pesha e tepërt krijon një vatër problemesh shëndetësore duke nisur nga ato sipërfaqësore siç është pamja e deri tek mirëqenia e organeve.

Sigurisht që regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik janë dy nga themelet e ruajtjes së një peshe të shëndetshme.

Por kur ndryshojnë stinët, sidomos nga vjeshta në dimër, trupi grumbullon më shumë rezerva dhjami për të ruajtur nxehtësinë.

Edhe pse ky është një proces fiziologjik, shpesh ndodh që ta teprojmë me ushqimin dhe e kalojmë 2-3 kg e parashikuar të cilët shtohen në këtë periudhë.

Vit pas viti këto kilogramë të tepërt depozitohen në trup duke vështirësuar shumë funksione të tij.

Një shtim në peshë i tillë është i pakuptueshëm në fillim dhe arrin të deshifrohet vetëm kur trupi mban 8-10kg më shumë.

Ndaj edhe ekspertët e fushës rekomandojnë që gjatë pranverës dhe verës trupi të angazhohet më shumë për të humbur peshë.

AgroWeb.org ju tregon një kombinim i cili do të ndihmojë organizmin tuaj të djegë sa më shumë masë dhjamore.

Uthulla e hudhrës është një trajtim i cili pastron organizmin nga kolesteroli i keq si dhe dhjamin e tepërt.

Gjithçka lidhet me nxitjen dhe përshpejtimin e metabolizmit, i cili ndihmon trupin të tresë sa më shpejt ushqimin.

Me këtë trajtim, shoqëruar me aktivitet fizik dhe një regjim ushqimor të kontrolluar, ju do të shkoni në peshën tuaj ideale.

Përbërësit

200ml uthull molle

200g hudhra

Përgatitja

Nisni me përgatitjen e hudhrave duke i qëruar dhe shtypur ose grirë sa më imët.

Më pas kalojini ato në një kavanoz të thellë dhe mbusheni atë me uthull molle.

AgroWeb.org ju këshillon që të lini një hapësirë rreth 4-5 cm nga gryka e kavanozit bosh.

Mbylleni mirë me kapak dhe futeni në frigoriferi ku do të qëndrojë për 10 ditë pa e hapur.

Kur dita e 10 të ketë kaluar, nxirreni kavanozin dhe kulloni lëngun e formuar.

Kalojeni atë në një enë apo edhe në kavanozin që përdorët dhe lëreni edhe për dy ditë të tjera në frigorifer.

Këshillohet që kjo uthull të konsumohet çdo ditë nga një filxhan kafeje.

Mund ta përfshini tek lëngjet e frutave, nëpër sallata apo gatime të ndryshme.

Pas 30 ditëve të para do të shihni një ndryshim në paraqitjen dhe shëndetin tuaj./AgroWeb.org

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular