BallinaAktualitetDekret për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në një ditë? Ja si përgjigjet...

Dekret për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në një ditë? Ja si përgjigjet Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar sot prerë se ai do të veprojë në zbatim të plotë të Kushtetutës, lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve në vend.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse ai do të dekretojë në një ditë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, Meta tha se “Mendoj që pyetja është interesante por përgjigja është e qartë. Presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, dhe jo si ai do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve.

E kam thënë që për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbajtur dje, por natyrisht unë do të jem tepër i vëmendshëm në respektimin e kushtetutës dhe detyrimeve të mia vetëm kushtetuese dhe ligjore”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular