Policia ka vënë në pranga një person të dyshuar për vendosjen e një sasie tritoli mëngjesin e 11 qershorit pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë.
Ky person mësohet se ka pranuar përpara policisë se vendosja e tritolit ishte porosi nga dikush.
Lënda plasëse iu vendos lokalit “Jujo” në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit”.
Ky lokal është në pronësi të shtetasit Arben Koçollari, që nuk rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë.
Lokali ndodhet në katin e parë të një pallati, ndërkohë që shpërthimi ka alarmuar banorët të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre, por fatmirësisht dëmet janë shënuar vetëm materiale
Si pasojë e shpërthimit që ka qenë i fuqishëm, ka pasur dëmtime dhe në bizneset përrreth, kryesisht në xhamat e tyre.
Ndërkohë vetë lokali që ka qenë objektiv i shpërthimit, është rrethuar, dhe është kthyer tashmë në një skenë krími.
I arrestuari është një 28-vjeçar me inicialet F.A, me precedent të theksuar kríminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krímeve ndaj personit.
Zbadhja e ngjarjes dhe finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Nr 2 dhe Seksioni për Hetimin e Krímeve kundër Pronës në DVP Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.
“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkatur dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, u bë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhej ngjarja, duke identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit.
Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale. Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrm i pronës me eksploziv”, njofton policia.