BallinaKronikeVIDEO/Momenti kur i riu i vendos tritolin lokalit në Tiranë

VIDEO/Momenti kur i riu i vendos tritolin lokalit në Tiranë

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur 28-vjeçari Franci Alimi i maskuar, ka vendosur tritolin në ambientet e një lokali në Tiranë, në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Siç shihet edhe nga pamjet 28-vjeçari pasi është siguruar që lënda plasëse do të shpërthente, Alimi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë janë sekuestruar rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të datës 11.06.2020.

I arrestuari, rezulton të jetë person me precedentë të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular