Një punonjës policie në Tiranë ka rënë pre e vjedhjes në shtëpinë e tij. Burimet policore bëjnë me dije se kanë marrë kallëzim nga kolegu i tyre i cili ka denoncuar vjedhjen e armës së shërbimit.
Mëoshet se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, 28-vjeçari M. Ll., ka kallëzuar në polici rastin.
Ai ka deklaruar para kolegëve se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.