BallinaAktualitetMaturantët nuk ndalen, bllokojnë rrugën para Ministrisë: Po na merren emrat shënim,...

Maturantët nuk ndalen, bllokojnë rrugën para Ministrisë: Po na merren emrat shënim, presion!

Maturantët kanë vijuar protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

Protestuesit, ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

foto galeri

  • foto galeri foto galeri

Ndërkohë, një tjetër maturante që protestonte pohoi për ‘News24’ se protestuesve iu është marrë emri, ndërsa e cilësoi këtë veprim një presion. Mes të tjerash ajo kërkoi që derejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, të kërkojë falje publike. “Ne nuk e kemi fare frikë që të identifikohemi. Por protestuesve iu është kërkuar emri dhe mbiemri. Drejtoresha e QSHA duhet të kërkojë falje publike, pasi na ka shkaktuar dëm të madh psikologjik”, tha ajo.

Një tjetër protestues i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Shkruhet fati Emër dhe Mbiemër, me bar kode ne tezen e provimit. Duhet të hiqet emri nga provimi. Nuk duhet të vihen në presion…Unë ftoj të gjithë, intelektual që të na bashkohen. Ndoshta nesër do të bëjmë një marshim i madh. Nuk duhet t’u shkatërrohen ëndrra maturanteve”, tha protestuesi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular