BallinaAktualitetDekriminalizimi/Kryebashkiaku i Ramës fsheh hetimin për vjedhje

Dekriminalizimi/Kryebashkiaku i Ramës fsheh hetimin për vjedhje

Kryebashkiaku socialist i Gramshit, Klodian Taçe ka qenë në hetim pas një kallëzimi të bërë për vjedhje. Ka qenë viti 2009 kur Taçe është kallëzuar nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore, e cila ka denoncuar vjedhjen e shumës 68 mijë lekëve të reja.

“Rreth orës 16:00 në klinikë kishin ardhur shtetasit Klodian Taçe dhe S.V, të cilët janë teknikë“, thuhet në kallëzim.

Megjithatë, prokuroria i ka pushuar hetimet ndaj dy shtetasve të paditur dhe Taçe nuk është dënuar.

Por faktin që ai ka qenë nën hetim, kryebashkiaku e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Taçe preket nga ligji për dekriminalizimin, ku sanksionohet qartë se edhe në rast të fshehjes së hetimit e jo vetëm dënimit, kryebashkiaku humbet mandatin.

Pas lajmit të publikuar në media, Taçe ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku e pranon ngjarjen në të cilën emri i tij është përfshirë dhe thekson:

“Nuk kam qenë kurrë as para një prokurori, as i ndaluar, as i arrestuar, as i dënuar“, thekson Taçe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular