BallinaKryesoreProvimi i Letërisë, pedagogia Lili Sula:Të dalë çelsi i përgjigjeve, nuk e...

Provimi i Letërisë, pedagogia Lili Sula:Të dalë çelsi i përgjigjeve, nuk e di çfarë bëri Turi

Provimi i tetsit të Letërsisë është kthyer në një debat ditët e fundit, ndërsa mënhra e hartimit të tij ngriti në protestë edhe vetë maturantët.

Për të folur për këtë situatë ishte në studion e Abc News, shefja e Departamentit të Letërsisë në Univerisitetin e Tiranës, Lili Sula.

Ajo u shpreh mes të tjerash se testi është hartuar në atë mënyrë jo për të parë sa janë përgatitur maturantët, por për të parë sa nuk dinë.

Sipas saj duhet të dalë menjëherë çelsi i përgjigjeve, ndërsa shton se ky test ka destinuar dështimin e vet.

“Jo për të testuar sa janë përgatitur, por për të testuar sa nuk dinë. Kam qenë në pritje që të dalë testi zyrtarisht për të mbajtur qëndrim. Tashmë është kthyer në fenomen që provimi i maturës shtetërore vit pas viti ka probleme. Unë theksoj mbështetjen time. Nuk është thjesht nota, por fyerja që u bëhet atyre nxënësve.

Një test që bëhet jashtë normave. Është një test që e ka të destinuar dështimin e vet dhe kapjen e maturantëve në kurth.
Unë mendoj që personi që ka bërë testin nuk ka shumë rëndësi në këtë mes. Ndërsa dalja e testeve, çelsi i testit është detyrim për hir të transparencës, kanë të drejtë të dinë ku kanë gabuar dhe ku kanë pasur të drejtë. Është tregues i dështimit dhe mos marrjes së përgjegjësisë.
Celsi nuk del se vetë hartuesit e çelsit janë në dilemë për të vendosur cilat kanë qenë përgjigjet e sakta. Unë e di që një pjesë të aletarnative jemi në mëdyshje. Kjo më duket problematike. Censi duhet të jetë arbitrar. Duhet të dalë, sa më shpejt ai test edhe për hir të transparencës.

Prej vitesh e kam theksuar se nxënësit dhe studentët janë shumë të mirë, kanë një artikulim mendimi të jashtëzakonshëm. Unë jam e bindur se ka. Një nxënës shumë i mikë zhgënjehet, i humbet besimi për të bijuar studimet. Por njohuritë e tij janë asgjë kur testi është me nivel vështirësie”, u shpreh ajo.

Më tej Sula u ndal në pyetjen që i ka munduar të gjithë dhe jo vetëm maturantët, atë të Turit. Ajo thekson se edhe vetë nuk di të japë një përgjihje, pais i duken të gjitha të skata. Ndërkohë që nënvizon alternativat nuk duhet të fusin në grackë nxënësit.

“Unë kam idenë se letërsia e vërtetë është subjektive. Por mënyra e të kontrolluarit të dijeve nuk duhet të jetë subjektive. Edhe pyetjen e parë të Lasgushit nuk e gje dot. Pyes kolegët edhe ata ngrenë supet. Të kontrollojmë sa dinë maturantët dhe jo sa nuk dinë. Ju jeni në dijeni, kemi ngritur problemin e madh problemin me lexonim. Kur ata kanë dalë nga ky provim kanë thënë unë nuk lexoj më një libër të letërsisë. Është promovuar dëshira për të mos lexuar.
Alternativat se si përfundon aksioni i Turit janë të vërteta. Unë nuk e di se cila mund të jetë alternativa e saktë. Unë mund t’i zgjidhja të katërta. Alternativat nuk mund të jenë grackë, nuk mund të diktosh përfundimin, jo ato janë të gjitha të sakta. Nxënësi ka të drejtë të ketë lirinë e tij në raportin me artin”, u shpreh Sula.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular