BallinaAktualitetE trishtueshme.! Velipoja plazh, tamam, si në vitet 1990....!/Nga Shemsi Prençi

E trishtueshme.! Velipoja plazh, tamam, si në vitet 1990….!/Nga Shemsi Prençi

Nga Shemsi Prençi

E trishtueshme…..!
Velipoja Plazh me 13 Qershor 2020, tamam, si në vitet 1990….!

Veprimet barbare të qeverisë Rama në mesin e muajit qershor e kanë katandisur Plazhin e Velipojes si mos më keq..!
Pas tre muaj karantinim për shkak të Covid-19 dhe pas një rrënimi ekonomik të Shqiptarëve, tamam kur pritej hapja e sezonit turistik për një frymarrje ekonomike të Shqiptarëve, Ramsi dhe qeveria e tijë vërshojnë për ta shkaterruar ekonominë e Shqiptarëve.
Në Velipoj Plazhë , shikohen tamam selektime politike, pasi ndertimet pa leje të mbështetësve të Rilindjes edhe pse në bregun e detit nuk janë prekur fare..!
Sot Velipoja ngjason tamam si në fundvitet 90, ku asnjë biznes nuk ka ngritur çadra dhe nuk ka vendosur shezlone, por privatisht pushuesit kanë marrë me vete çadra prej rrobe dhe mundohen të ngrenë hije ku të fusin koken…! Në biseda me miq shkodran dëgjon mallkimet drejtuar krieministrit Rama dhe qeveritarëve: “ Na kthyen si në vitet 90, i vraftë i Madhi Zot..! Këta kanë nostalgji për sistemin e baballarëve”. Dhe në fakt po të shikohen fotot me kujdes plazhi i Velipojes ngjason si në kohën e diktatures, tek-tuk ndonjë çadet dhe më shumë rrënoja pas prishjeve dhe shkatërrimeve të qeverisë…!
Po sikur të pakten, prishjet të bëheshin në shtator-tetor, a nuk do ishte më e drejtë që të mos përballeshin pushuesit me këto pamje trishtuese…!
Disa vëllezer e motra nga Kosova, duke parë shkatërrimet në plazhin e Velipojes, me humor shprehen: “Sa shumë ngjasojnë binjaket qeveri”, si në Kosovë dhe në Shqiperi, vetem shkatërrime bëjnë …! Dhe kështu vazhdon biseda për hallet e ngjashme të popullit andej e këtej kufirit, nga qeveritë e korruptuara dhe barbare në sjelljet me popullin…!
Kurë do vije dita që dhe prishjet të pakten të bëhen me plan dhe në kohen e duhur për të mos e prishur imazhin e Shqiperisë…?
Ajo që shqetson më shumë është angazhimi me pagesë i Rinisë freshiste në rrjetet sociale në lidhje me “arritjet” e qeverisë , të cilët shprehen se: “ mirë jua ka bërë qeveria, pse ndertojnë pa leje”. Keqardhje për këto kategori mjeranësh…! Po pse nuk duhej që dikush më mirë të mos i lejonte të ndërtohej se sa ti lejojnë dhe pastaj ti shkaterrojë e aq më teper kur vihen re dhe konflikte mes pushtetit vendor si pronar dhe administrues i plazheve dhe qeverisë që kryen veprime arbitrare shkaterruese selektive dhe në kohen më të oa favorshme për pushuesit, pronarët e lokaleve, për pushtetin vendor, por edhe për vetë qeverinë….! Kjo ka vetem një motiv, goditjen she shkaterrimin e prones ,vetem për bindje politike…?! Deri kurë do vazhdohet keshtu se vjen shpejtë radha dhe prishen ca ndertime e ndertohen ca tjera dhe pasuria e Shqiptarëve, vetem prishet e shkaterrohet nga tekat politike..?! Gjithësesi në terrenin velipojë mendimi i mijra njerëzve nuk është si mendimi i “ushtrisë” , që paguan Rilindja per të shkruar në rrjetet sociale fhe kjo ngjallë shores për Shqiptarët se diktaturat kurrë nuk do gjejnë mbështetje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular