BallinaKronikeEMRI/ Makina përplas drejtuesin e motorit, në gjendje të rëndë në spital

EMRI/ Makina përplas drejtuesin e motorit, në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku një automjet ka përplasur një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit, Valter Bodaj.

Njoftimi i Policisë:

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motorri me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular