BallinaAktualitetRekord në Krujë, konfirmohen 22 raste të reja me koronavirus

Rekord në Krujë, konfirmohen 22 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Krujë janë konfirmuar edhe 22 raste të tjera me koronavirus.

Mësohet se bëhet fjalë për raste kontakti të personave të konfirmuar më parë.

Prej më shumë se një jave, numri i Covid 19 në vendin tonë është duke u rritur, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord i ri prej 57 të infektuarish në të gjithë vendin.

Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë. Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë ku vendi ishte në izolim, dhe ku qytetarët u detyruan që të qendrojnë me javë të tëra në shtëpitë e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular