BallinaAktualitetBashkia e Tiranës infekton edhe Durrësin. Si u sëmurën dy punonjëset e...

Bashkia e Tiranës infekton edhe Durrësin. Si u sëmurën dy punonjëset e administratës, qytetarët të frikësuar

spot_img
spot_img

Durrësi si vullkan i heshtur. Brenda pak ditësh, në qytetin bregdetar janë shfaqur disa vatra me persona të prekur me Covid-19, duke rikthyer edhe një herë frikën te të gjithë qytetarët.

Situata bëhet edhe më alarmante, kur vatrat shfaqen nëpër institucione shtetërore dhe biznese fasonerish, ku janë të punësuar me dhjetëra qytetarë.

Pas vatrës në Kadastrën Shtetërore në Durrës, tashmë është shfaqur një tjetër në bashkinë e qytetit. Dy punonjëse të administratës së bashkisë, konkretisht në zyrën e Urbanistikës, kanë rezultuar pozitive nga analizat e kryera. Fillimisht u prek nga Covid-19 njëra nga punonjëset, e cila ishte infektuar nga vajza e saj që punon në Bashkinë e Tiranës. “Jemi shumë të frikësuar, pasi rastet po shtohen në mënyrë shumë të frikshme”, shprehen qytetarët që prisnin të merrnin shërbim pranë bashkisë.

BASHKIA

Koronavirusi i mbyll dyert Bashkisë së Durrësit. Pasi rezultoi pozitive me Covid-19 një punonjëse e administratës, dje është karantinuar gjysma e administratës dhe kryesisht, stafi i zyrës së protokollit. Çka do të thotë që, jo vetëm qytetarët nuk mund të marrin shërbim, por është bllokuar edhe vetë bashkia, pasi protokollimi i dokumentacionit është i domosdoshëm. Dje, një tjetër punonjëse në sektorin e Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit ka rezultuar pozitive me koronavirus, pasi u infektua nga kolegia e saj, e cila u konfirmua pozitive tri ditë më parë.

Por nuk përjashtohet mundësia ta ketë marrë virusin edhe nga vende të tjera që ka frekuentuar ditët e fundit. Pavarësisht se pjesa tjetër e punonjësve kanë rezultuar negativë, duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar për dy javë. Për këtë arsye, Bashkia e Durrësit funksionoi me gjysmë stafi.

Ndërkohë vijon puna e epidemiologëve në terren për gjurmimin e rasteve. Pas rastit të dytë të punonjësit të infektuar me Covid-19, shërbimet e Higjienës kanë dezinfektuar sërish ambientet e zyrat e Bashkisë së Durrësit. 30 punonjës, të cilët kanë qenë në kontakt me kolegët e Urbanistikës, janë vetëkarantinuar në banesat e tyre si masë mbrojtëse, ndërsa bashkia ka mbyllur dyert për qytetarët.

SITUATA

Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur me Covid-19 në qytetin e Durrësit, ku aktualisht janë të hapura tri vatra: Bashkia, Kadastra Shtetërore Durrës dhe një kompani fasonerie. Vetëm këtë të hënë janë konfirmuar pesë raste të tjera me koronavirus në qytetin bregdetar. Për fat të mirë, janë asimptomatikë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Që nga nisja e pandemisë, në qytetin e Durrësit janë 113 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 25 janë aktivë. Shtatë persona të prekur nga koronavirusi e humbën betejën duke ndërruar jetë.

MJEKËT NË KRUJË

Ndërkohë, dy bashkëshortë mjekë nga Kruja reflektuan ditën e djeshme pakujdesi ndaj koronavirusit, që po shfaqet me shifra të frikshme ditët e fundit. Bëhet fjalë për mjekun Ardjan Mata, mjek i spitalit “Stefan Gjoni” në Krujë dhe bashkëshorten e tij, laborante në Njësinë Vendore të Shëndetit Publik në këtë qytet. Drejtuesit e Spitalit të Krujës i kanë kërkuar Policisë të marrë masa, pasi çifti i bashkëshortëve refuzojnë karantinimin, ndërkohë që bashkëshortja rezultoi pozitive pesë ditë më parë. Mësohet se ata lëvizin të lirë nëpër kafenetë e qytetit, ndërsa mjeku vazhdon të shkojë rregullisht në punë, ndërkohë që duhet të ishin karantinuar. /PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular