BallinaAktualitetShehu: Mos testo që 'të mos kesh' raste të reja

Shehu: Mos testo që ‘të mos kesh’ raste të reja

“Mos testo që “të mos kesh” raste të reja”, Të tillë ironi ka përdorur, Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, ndaj situatës epidemiologjike në vend që po rëndohet kohët e fundit dhe ndaj atyre që e menaxhojnë atë.

“Sudani, vendi i vetëm pa raste Covid-19, por dhe vendi pa testime, – vazhdon Shehu logjikën e tij. – Kjo është dhe “strategjia” shqiptare që në fillim të epidemisë e në vazhdim. Për të “ulur” numrin e rasteve të reja, ul numrin e testimeve!”
“Në Tiranë, që është zona më e prekur me afër 1 milion banorë, kur aktualisht do të duheshin me mijëra testime, në 24-orëshin e fundit u realizuan vetëm 43 të para virologjike dhe u konstatuan 13 raste të reja, pra poziviteti rreth 30%, – analizon ai. – Ndërkaq, vazhdon heshtja për sasinë, llojin e rezultatin e testimeve në institucionet shëndetësore, që janë vatrat më të nxehta.
Por, me gjithë numrin shumë të vogël të testimeve, indekset zyrtare janë tejet negative: raporti i të infektuarëve rishtaz me të shëruarit është disa herë më i lartë për të parët, numri i shtrimeve në rritje etj, elemente alarmante që imponojnë testime virologjike e imunologjike për të gjithë personelin e sistemit shëndetësor si dhe në popullsi për ata me temperaturë mbi 37,5 nën rekomandimin e mjekut të familjes.
Pa dyshim, kjo kërkon liberalizimin e kontrolluar të procedurave, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet laboratorike të vendit, gjë që tashmë me kaq vonesë, por akoma me belbëzime, po e pohon edhe dikush brenda atij Komiteti!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular