BallinaAktualitetDETAJET/Një tjetër humbje jete në Spitalin Infektiv nga COVID 19

DETAJET/Një tjetër humbje jete në Spitalin Infektiv nga COVID 19

Një tjetër humbje jete në spitalin Infektiv. Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular