BallinaAktualitetBasha-Kim,takim kokë më kokë te Rezidenca Amerikane

Basha-Kim,takim kokë më kokë te Rezidenca Amerikane

Kryetari i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Takimi, i cili ka nisur pak minuta më parë, po zhvillohet në rezidencës e ambasadores në Rrugën e Elbasanit.

Ende nuk ka asnjë njoftim nga selia blu apo ambasada amerikane lidhur me temat që po diskutohen.
Edhe pse më 5 qershor palët arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ende nuk ka një përcaktim të saktë të saj të përkthyer në amendamente ligjore, pasi KQZ vijon të jetë problemi që mban peng këtë reformë.

PS dhe PD nuk po bien dakord për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe pse në takimin e fundit u dukur sikur palët ishim më optimiste për arritjen e një konsensusi mes tyre.

Yuri Kim së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe atë britanik Duncan Norman u investuan personalisht që të arrihej kjo marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës.

Lulzim Basha iu drejtua ambasadores Yuri Kim një ditë pasi kryeministri Rama tha në Kuvend se opozita duhet të ndalojë kërcënimet, sulmet dhe shantazhet ndaj PS, pasi marrëveshja është në fije të perit larg grisjes së saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular