Pezullohet me vendim gjykate shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor Korçë, Ervin Dervishi.
Gjithashtu janë pezulluar edhe shefi i qarkullimit në Pogradec Oltion Hyka, bashkë me 4 policë të tjerë të qarkullimit në Korcë.
Nuk dihet ende se për çfarë akuzohet konkretisht Dervishi i cili ka dy vjet në detyrën e shefit të qarkullimit në qark.