BallinaAktualitetVIDEO/ Gjarpri me zile 2 metra i gjatë pickon dy kuaj, rrezikon...

VIDEO/ Gjarpri me zile 2 metra i gjatë pickon dy kuaj, rrezikon jetën e një familje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje në Libohovë, në qarkun e Gjirokastrës.

Një gjarpër me zile, i gjatë 2.5 metra, ka hyrë brenda oborrit të familjes dhe ka pickuar dy kuaj.

Ngjarja e frikshme ka ndodhur në banesën e kryefamiljarit L. H.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njërit prej anëtarëve të familjes që ka shmangur një ngjarje të pakëndshme.

Njëri prej familjarëve ka marrë një lopatë dhe ka goditur gjarprin në kokë, duke shmangur pickimin e të afërmve të tij.

Sipas dëshmisë së dy banorëve, gjarpri kishte píckuar më herët dy kuaj.

Ndërkohë që dyshohet se shkak për sulmin të jetë bërë moti i nxehtë dhe mungesa e ujit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular