BallinaAktualitetBiznesmeni që u qëllua në Bulqizë: Më kërkoi 10 milionë lekë se.......

Biznesmeni që u qëllua në Bulqizë: Më kërkoi 10 milionë lekë se…. Tha se do më vriste

Denoncimi që bëri në kohë në Policinë e Bulqizës i ka shpëtuar jetën biznesmenit Gëzim Balla, ndaj të cilit gjatë mbrëmjes së të premtes është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të ditës së premte dhe sipas njoftimit të Policisë, shtetasi Gëzim Balla është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallëzim.

Ai ka deklaruar se është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas. Falë reagimit në kohë, Policia identifikoi shtetasin Feruzan Shehu, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar biznesmenin nga Bulqiza.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, Policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi Feruzan Shehu, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.

DESHMIA E BIZNESMENIT

Në dëshminë që ka dhënë para oficerëve të Policisë, biznesmeni Gëzim Balla është shprehur se shtetasi që ka qëlluar me armë drejt tij, i kishte telefonuar duke i kërkuar 10 milionë lekë, pasi kishte një hall familjar. Në momentin që ai i ka thënë se nuk kishte, autori e ka kërcënuar se do ta vrasë.

“Të premten, rreth orës 18:00 më telefonoi Feruzi dhe më kërkoi 10 milionë lekë. Më tha se kishte një hall familjar. I thashë se nuk e kam një shumë të tillë, sepse edhe punë nuk kam pasur. Më kërcënoi se do të zbriste në qytet dhe se do të më vriste. Pas afro gjysmë ore shkova në vendin e quajtur Kepi i Skënderbeut. Mjetin tim e drejtonte shoferi.

I thashë Shehut të dilte nga pylli dhe të merrte lekët. Ai nuk pranoi të zbriste, por bashkë me persona të tjerë qëllonin me armë. Pak minuta pas krismave mbërritën efektivët e Policisë Bulqizë. Agresori vazhdonte të më kërkonte lekët dhe të qëllonte në ajër”, ka deklaruar në Polici biznesmeni Gëzim Balla.

NGJARJA

Personi që u shpall në kërkim për ngjarjen që ndodhi të premten në Bulqizë, në fakt kërkohej për një tjetër vepër penale. Feruzan Shehu, autori i dyshuar i ngjarjes, ishte në kërkim më parë për një plagosje me dashje.

Ndërsa tani dyshohet se ka qëlluar në ajër, në vendin e quajtur Pishat, pak kilometra në dalje të qytetit të Bulqizës. Një zyrtar i Policisë së Dibrës tha se Shehu i ka telefonuar ditët e fundit ndërtuesit Gëzim Balla dhe i ka kërkuar 1 milion lekë të rinj.

Biznesmeni ka njoftuar Policinë dhe kjo e fundit ka ngritur kurth për ta kapur gjobëvënësin. Ndërtuesi dhe efektivë të Policisë kanë mbërritur në vendin ku i kërkuari kishte lënë takim me biznesmenin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular