Ndahet para kohe nga jeta, kryetari i Partisë Demokratike, Krujë, Reshit Merlika.
Mësohet se shkak i vdekjes së tij është një infarkt kardiak.
Familjarët ishin ata që e bënë publikë lajmin e vdekjes së tij.
Merlika ishte zgjedhur në krye të PD-së Kruje, në zgjedhjet e fundit brenda partisë.