BallinaKronikeEmri/Qëllohet me armë zjarri drejt një shtetasi në Elbasan, ishte në makinë...

Emri/Qëllohet me armë zjarri drejt një shtetasi në Elbasan, ishte në makinë me të birin

Një person është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të natës në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Policia bën me dije se është qëlluar nga persona të pa identifikuar ndaj mjetit drejtuar nga Petrit Çarciu, i cili fatmirësisht ka mundur t’i shpëtojë plumbave. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe as autorët.

Njoftimi:

Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë,  Elbasan ka njoftuar  Sallën Operative të DVP Elabasan se  në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën  për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular