BallinaKronikeDhunohej nga burri, gruaja pi fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur në ...

Dhunohej nga burri, gruaja pi fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur në …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një grua ka pirë fostoksinë, pasi dhunohej sistematikisht nga burri.

Lajmi bëhet i ditur nga policia, e cila bën të ditur se ka arrestuarin burrin dhunues

Gruaja është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin:

P. P., 52 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shtetasja P. P., 49 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. P., është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, pasi kishte pirë medikament fotoksinë. Kjo shtetase ka deklaruar se e ka pirë këtë medikament, pasi bashkëshorti e dhunonte në mënyrë sistematike. Shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular