Personi i tretë që ka përfunduar në prangat e policisë në lidhje me vrasjen e 40 vjeçarit Hekuran Billa është një 32 vjeçar nga Shkodra.
Andi Agraja u arrestua pasi dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.
Me këtë arrestim shkon në tre numri i personave që përfundojnë në pranga. Fillimisht u arrestua një 22 vjeçar i quajtur Sebastjan Mali, nipi i shtetasit Viktor Marku, autor i dyshuar i vrasjes.
Vetë Marku u arrestua të premten në Mal të Zi, ku qëndronte i fshehur pa dokumente.
Organet e hetimit janë të bindura se autor i vrasjes është Marku, vëllai i të cilit u vra më 14 tetor të vitit 2006 në Angli, ndërsa për krimin u dënuar Billa me minimumi 33 vite burg.