BallinaAktualitet“I njoh autorët, kam foto”/ Kërcënimi dhe dhunimi i avokatit, ja çfarë...

“I njoh autorët, kam foto”/ Kërcënimi dhe dhunimi i avokatit, ja çfarë thotë Policia e Vlorës

Policia e Vlorës thotë se po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të dhunimit dhe kërcënimit të avokatit Kujtim Cakrani.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vetë avokati tha për mediat paraditen e sotme se ai i njeh autorët, madje ka edhe foto të tyre të fiksuar nga kamerat që ai ka në ambienetet e zyrës.

Sipas avokatit, atij i kanë kërkuar të heq dorë nga një çështje rrëmbimi.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi K. C me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës.

Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular