BallinaKryesoreSeanca në PE/Raporteri për Shqipërinë: Qeveria shumë e butë me trafikantët. Gahler:...

Seanca në PE/Raporteri për Shqipërinë: Qeveria shumë e butë me trafikantët. Gahler: Asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet 184 dhe 339

Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega si dhe eurodeputeti Gahler kanë pasur kritika ndaj qeverisë në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Lega ka theksuar se qeveria është shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët. Pa ndryshuar ky raport sipas tij, s’ka çelje negociatash.

Ndërkohë Gahler thotë se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me dosjet e shit- blerjes së votave, 184 dhe 339 të bandave të Durrësit ku i përfshirë ka qenë dhe ish- kryebashkiaku Vangjush Dako.

”Nuk po listoj të 15 kushtet por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çeshtje: dosja  184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtare nga shtetet antare kanë apeluar që në keto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?”- tha Gahler.

Po ashtu Gahler theksoi se duhet ngritur si çështje edhe Reforma në Drejtësi, tani që Komisioni i Venecias publikoi draft- opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

”A do të mbështesim ne tani rekomandimin e Venecias për një rishikim të reformës në drejtësi ?”- pyeti Gahler.

Seanca e cila u zhvillua në PE, ishte për Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian dhe po diskutohet situata në Shqipëri. Kjo seancë u thirr nga David McAllister teksa Lega dhe Gahlet kanë thënë se pa u hetuar dhe luftuar krimi dhe korrupsioni që janë 2 kushte të Shqipërisë për negociatat, atëhere Shqipëria s’ka për t’i hapur ato nëse nuk i përmbush kushtet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular