BallinaOP EDBasha ka vizion të madh për të ardhmen. Mbështes ata që punojnë...

Basha ka vizion të madh për të ardhmen. Mbështes ata që punojnë për të mirën e vendit!

Nga Mimoza Hajdarmataj

Si një ndër firmëtarët e thememelimit të PD, ish zyrtare në poste drejtuese të administratës publike në vitet 2005-2013, ish deputete e PD në vitet 2015-2017 dhe tani si përfaqësuese e shoqërisë civile)

Partia Demokratike si partia e parë e Pluralizmit Shqiptar dhe më properëndimore, ka pasur historikisht figura që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, ndër të cilët edhe kryetari aktual i saj, Lulzim Basha.

PD-ja ka bërë ndryshime të mëdha si në punët e brendshme edhe ato të jashtme, të cilat i kanë dhënë Shqipërisë një vend tjetër në diplomacinë publike.
Duke filluar nga përpjekjet e kësaj partie për afrimin e shqiptarëve me anë të ndërtimit të Rrugës së Kombit e deri tek sigurimi i energjisë elektrike pa ndërprerje për qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë.
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian.
Z. Basha ka një dëshirë dhe vizion të madh për të ardhmen e vendit. Rëndësia që po i kushton ai rinisë dhe fuqizimit të tyre, si indikator kryesor i zhvillimeve në vend, ka pikët maksimale nga unë, si një anëtare e shoqërisë civile që mundohet të promovojë këta të rinj.

Prandaj miq, ndryshimi i madh, kaq shumë i ëndërruar për Shqipërinë që lëngon, kërkon një sinergji super pozitive, nga cdo front i vërtetë opozitar. Cdo intepretim frenues, kritik apo i stileve të tjera, nuk janë veçse kurthe të pakuptimta dhe të panevojshme për finishin që po afrohet..

Shqipëria ka nxjerrë shumë patriotë por pak burra shteti.
Unë mbështes ata që punojnë për të mirën e vendit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular