BallinaUncategorizedFOTO/Ky është atentatori i dyshuar dhe arrestuar i dy biznesmenëve në hotelin...

FOTO/Ky është atentatori i dyshuar dhe arrestuar i dy biznesmenëve në hotelin në Laç

Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Eduart Lamaj, i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme në një spital privat në Tiranë, i akuzuar si njeriu që vrau biznesmenin Paulin Gjergji dhe Bujar Hasanin.

Fotoja e tregon Lamajn ku ishte ende i shtruar në spitalin privat, me aparatura për frymëmarrjen dhe i fashuar.

Image

Prej dy javësh ai nuk ishte shfaqur askund, por që ishin lëvizjet e familjarëve që e lëshuan në ‘grackë’, teksa ai bë foto selfi nga krevati.

Eduart Lamaj, i cili është arrestuar si autor i dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve në 30 Maj në Laç, mësohet se ka deklaruar se një prej víktimave i kishte para borxh, dhe ai i kishte shkuar me qëllim për ti shkatërruar hotelin dhe jo për ta vrarë.

Por sipas Policisë dhe prokurorisë ky version i Lamës nuk qëndron.

Lama u vu në pránga teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë që mendohet të jetë e një të afërmi të tij, Besim Lama, për shkak se mbeti i plágosur në këmbë në ditën kur ndodhi atentati ndaj biznesmenëve.

Bashkë me të u vunë në pranga dhe mjekët që e kanë ndihmuar, të cilët janë Besim Lama dhe Viktor Marku. Syri.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular