BallinaAktualitetMbajtja e dorezave/Mjeku i njohur, ministres Manastirliu: Merr vendim që…

Mbajtja e dorezave/Mjeku i njohur, ministres Manastirliu: Merr vendim që…

Së fundmi thirrjet e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me respektimin e masave të higjienës për mospërhapjen e COVID-19 janë shtuar, madje kërkojnë edhe mbajtjen e dorezave dhe maskave në ambientet me shumë njerëz.

Por reagimi më i fundit vjen nga mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri. Nëpërmjet një shënimi në facebook, Beqiri i bën thirrje ministres Ogerta Manastirliu që të ndalojë mbajtjen e dorezave në ambientet si bare, shërbime publike, banka, etj.

Mjeku i njohur thekson se dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit COVID-19 dhe te shume infeksioneve te tjera.

Reagimi i plotë:

Ne shume bare, sherbime publike, banka, etj shoh personelin te mbajne doreza.

I bej thirrje Min. Ogerta Manastirliu, dhe Komitetit te TaskForce qe sa me shpejt te urdherojne mosperdorimin e tyre ne keto sherbime.

Dorezat behen vetem perhapese te infeksionit Covid dhe te shume infeksioneve te tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular