BallinaOP EDQeveria rrëmben edhe shezlongët

Qeveria rrëmben edhe shezlongët

Nga Igli Cara

Keto ditë, në prag të sezonit turistik një nga çështjet që diskutohet në nivel lokal është edhe aplikimi i operatorëve turistike pranë Ministrise së Turizmit dhe Mjedisit, përmes e – Albania për marrjen në perdorim të stacioneve të plazheve private, bazuar në VKM nr. 424 datë 27.05 .2020.
Thënë më thjeshtë, për të marre leje, për të përdorur hapesirat ranore për aktivitet, të gjithë operatorët në Shqipëri duhet të aplikojnë në Tiranë, ndryshe nga praktika e viteve më parë ku aplikohej në nivel lokal (bashkie apo komune) dhe leja jepej nga pushteti lokal, në përputhje të plotë me Kushtetutën, Pjesa e Gjashtë, Neni 113, pika 1.
Qe Qeveria të nxjerrë Vendime dhe pushteti lokal t’i zbatojë është mese normale, por të marrësh kompetencat e pushtetit lokal me VKM është abuzim i pastër me pushtetin.
Ajo çka dua te evidentoj është që VKM është e saktë deri në kriteret që përcakton, por nuk mundet që të tejkalojë kompetencat dhe të shkojë deri në vendimmarrje të qeverisë për personat fizikë a juridikë që e “meritojnë ” të pajisen me leje të përdorimit privat të plazhit, kjo përmes KMTS (Komiteti Menaxhimit të Sezonit Turistik dhe GTSHA – Grupi Teknik i Shqyrtimit të Aplikimeve). Pa hyrë në teknikalitete që shoqërojnë VKM, është qesharake të mendosh që këto dy njësi qeverisjeje në Tiranë qenkan shpëtimtarët e situatës, qenkan të vetmit mbrojtës të bregdetit shqiptar dhe qindra specialistë me përvojë të pushtetit të tyre lokal qenkan të paaftë dhe abuzues.
Nëse do t’i referohemi Durrësit, prej afro 20 vitesh lejet për plazhet private i ka dhënë Bashkia Socialiste, i ka dhënë miku i kryeministrit, Vangjush Dako. Kemi pasur debate, akuza e mosdakortesi të forta për mënyrën e menaxhimit, raportin plazh publik / privat dhe klientelizmin lokal të Dakos, por në asnjë rast nuk është menduar të propozohet nga demokratët një Ligj i tillë antikushtetues, për të drejtën që ka pushteti lokal për të administruar pronat e tij. Kurre.

Pushtetet në demokraci janë të ndara, për këtë shërben Demokracia e Kushtetuta. Por, në pushtetin e Ramës nuk ka më as shtet, as demokraci dhe aq më pak Kushtetutë.
Në këtë vend nuk ka më rregulla loje, por gjithcka është transformuar në “Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë”
Abuzim, arrogancë, represion, këto janë fjalët që tregojnë më mirë pushtetin e Ramës. Pasi zhvati shqiptaret përmes koncesioneve dhe ndarjes së Shqipërisë në parcela për bizneset e tij, futi duart në drejtèsi, mori pushtetet lokale, etj. etj. ai perseri nuk ndalet. Merr edhe ate pushtet qe eshte i mbrojtur me ligj pavaresisht se e kane perfaqesuesit e Rilindjes se tij.

E- Albania është kthyer në një portë ku duhet trokitur për çdo gjë
Nuk është çudi që edhe martesat e lindjet e fëmijëve do t’i kalojë me leje përmes portalit te tij, nëse do e lejojmë të ketë një mandat të tretë.

Image may contain: text
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular