BallinaOP EDHapni PD! Kur ka qenë e mbyllur? Ata që kanë ikur e...

Hapni PD! Kur ka qenë e mbyllur? Ata që kanë ikur e dinë rrugën e kthimit

Nga Albert Avduli

Hapni PD – në !
Thirrja më lodhëse që po e bëjnë hit.
E para, askujt nuk i është thënë “zhduku” nga këtej.
Ikja ka qenë vullnetare. Kthimi duhet realizuar me lutje e ceremoni ?
Thirrja është bërë publike prej vitesh nga Kryetari Basha.
Kur ka qenë e mbyllur kjo parti ?
Ata që kanë ikur e dinë rrugën e kthimit.
Kush e ka harruar, paska qenë tepër i lumtur, i dehur ose natën nëpër ato koridore.
Po, ndodh që ngazëllimi i tepërt të jep aq adrenalinë sa ka çaste e nuk mban mënd.
Sigurisht që partitë e mëdha kanë dhe fraksione, kanë dhe ribashkime. E nevojshme, përderisa janë elektorale dhe duan të maximalizojnë votën.
Të mirëpritur të gjithë për kontribute, por edhe për efekte mediatike e psikologjike.
Veç se…
Në 13 gusht 1992, një grup themeluesish të Partisë Demokratike, u shkëputën nga krijesa e tyre dhe formuan partinë Aleanca Demokratike. Tepër të rinj ishim atëhere në moshë dhe në kulturën e pluripartizmit.
I shpallëm “tradhëtar” e me disa u cënuam edhe personalisht.
Mos të ndal në përvoja të tjera.
Çdo ikje nga kjo trupë është erozion dhe mungesat dëm na bëjnë.
Si parti kapriçioze, jemi dhe strukturë me egoizëm të qartë, vështirë në rreshtim, por rregullat prandaj përcaktohen.
Mirëpo politika s’ka armiq të përhershëm, sikurse s’ka betime “deri sa vdekja t’na ndajë”.
Mbas disa vitesh u bëmë bashkë përsëri.
U bashkuam dhe fituam
Ndodhi, po, po ndodhi, dikujt që nuk i kisha folur se më pati fyer nga partia, duhet t’i thoja: Mirëdita shef !
Pra, le të kthehen sepse vijnë në truallin e vetë, por edhe të parët e fisit s’mund t’i kemi.
Gara brenda nesh është ajo që përcakton hierarkinë.
Sigurishtqë ne kemi mijëra vërejtje e pakënaqësi për ta sepse na braktisën kur kemi patur nevojë, por…
I duhemi njeri – tjetrit.
Le të jemi mirëkuptues…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular