BallinaAktualitet“QSUT vatër infeksioni”, mjeku Stroni: Personelit i jepej një maskë kirurgjikale në...

“QSUT vatër infeksioni”, mjeku Stroni: Personelit i jepej një maskë kirurgjikale në tre ditë

Në emisionin “Byro Politike” mbrëmjen e sotme me gazetaren Juli Xhokaxhi, mjeku i Spitalit Infektiv Gent Stroni, u shpreh se nuk dihet se ku janë pacientët me sëmundje të tjera infektive, jo me Covid, të cilët trajtoheshin më parë në këtë spital.

Stroni deklaroi gjithashtu se në “Spitalin Francez” ku ishte edhe vatra tjetër e Infeksionit në QSUT, personeli mjekësor merrte vetëm 1 maskë kirurgjikale në tre ditë, dhe se ato nuk janë profesionale.

Sipas Stronit nëse ndodhemi në këto kushte, të mungesës së pajisjeve mjekësore profesionale,  atëherë nuk kemi si të flasim për ruajtje të shëndetit.

“Ndërkohë që infektivi s’ka hiç pacientë të tjerë. Ku janë pacientët tanë të infektivit? Nuk e dimë se ku janë. Se ku shkojnë ata persona që kanë sëmundje të tjera infektive dhe jo covid, këtë ne nuk e dimë.

U diskutua se do hapet spitali Covid 3, kush do të punojë atje, do të trajtojmë të tjerë? Çfarë do bëhet? Ku do ti gjejmë mjekët apo do ti sjellim nga Italia?

Unë kam mendimin tim për këtë pikë, dhe nuk do doja të krijoja një tjetër hapësirë kontradiktash. Duhet të jemi të gjithë për një qëllim, nëse themi maskat, ato minimalisht duhet të ishin profesionale, dhe ato nuk janë.

Ju garantoj për këtë, nuk janë në të gjitha vendet. Në spitalin francez, që ishte një nga vatrat, personelit i jepej një maskë kirurgjikale në tre ditë, dhe kjo nuk është mbrojtje, si mund të them pastaj që pse u sëmurëm?!”, deklaroi ndër të tjera Stroni./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular