BallinaAktualitetRinis punën transporti interurban në rrethe, Tirana ende në pikëpyetje

Rinis punën transporti interurban në rrethe, Tirana ende në pikëpyetje

Pas më shumë 3 muajsh të mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, sot do të rinisë punë transporti publik interurban.

Sipas protokolleve të sigurisë të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, ky sektor do të punojë me 70% të kapacitetit, dhe do të respektojë masat shëndetësore.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara.

Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën.

Autobusët nga Shkodra, Vlora dhe Korça do të nisen drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera.

Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit.

Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular