BallinaKryesoreRrotacioni politik, a do ta linte Rama pushtetin për 2 milionë dollarë?

Rrotacioni politik, a do ta linte Rama pushtetin për 2 milionë dollarë?

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, deklaron se Shqipëria e ka të nevojshëm rrotacionin politik në pranverën e vitit të ardhshëm kur vendi do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme parlamentare.

I ftuar në “Tempora” në Rtv Ora, ai tha se do të ishte e dëshirueshme që kjo të ndoshte me një qeveri tranzitore porse fatkeqësia e tërmetit dhe më pas pandemia duket se e bëjnë të pamundur.

Mes batutave ai risolli në vëmendje edhe çmimin “Mo Ibrahim” për rrotacionin demokratik në Afrikë.

Pollo:  Është një milioner afrikan me emrin Mo Ibrahim në biznesin e telekomunikacionit që krijoi para 15 vitesh çmimin “Mo Ibrahim” afro 2 milion dollarë dhe ia jepte një presidenti afrikan që pranonte të linte pushtetin pas zgjedhjeve. 

Sepse atje kur e lë pushetin është pak me siklet, nuk të mbeten shumë gjëra, ai që vjen mund të të çojë dhe në burg apo të përzërë nga vendi. Me 2 milion dollarë ngatërroheshin dhe ishte një incentivë financiare për rrotacionin demokratik në Afrikë. Nuk e di si aplikohet kjo në Ballkan dhe në Shqipëri. 

Rrotacioni është i nevojshëm do të ishte shumë e dëshirueshme të ndodhte me një qeveri të balancuar tranzitore jo si ajo e 2017 që u provua jofunksionale. Është e mundur apo jo? 

Nga vjeshta e vitit të kaluar kam menduar se ishte e mundur me një lëvizje popullore por në jetë ka edhe gjëra që quhen forcë madhore, në fillim tërmeti dhe pastaj epidemia. Në këto rrethana duhet menduar edhe njëherë. E sigurtë është konfrontimi elektoral në afatin kushtetues që është pranvera e vitit të ardhshëm dhe aty i duhet mëshuar për të shpëtuar.Si bëhet kjo? Trajtimi i problemeve të vogla është ajo që një parti duhet të bëjë. Do edhe besim, frymë, afërsi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular