BallinaKryesoreMomente tensioni në Kuvend, konfliktohet Ralf Gjoni me Halit Valterin, ndërhyjnë kolegët...

Momente tensioni në Kuvend, konfliktohet Ralf Gjoni me Halit Valterin, ndërhyjnë kolegët (FOTO)

Ndërsa fliste në Kunvend ministrja Etilda Gjonaj një moment tensioni është regjistruar në sallën e Kuvendit mes deputetëve të opozitës parlamentare. Ralf Gjoni është fiksuar të ketë një debat verbal me Halit Valterin.

Në video duket kur ndërhyn deputeti Arlind Çaçani, që e ka prekur me dorë në nofull Valterin dhe t’ja kthejë kokën në anën e kundërt këtij të fundit me Gjonin. Ndërsa Myslim Murrizi e tërheq nga krahu dhe e largon Gjonin nga vendi ku ishte ulur Valteri

Nuk dihen ende arsyet pse janë konfliktuar deputetët ndërkohë që kohët e fundit janë vënë re tensione mes tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas incidentit, Valteri mori fjalën në foltore dhe i bëri një apel ministres Manastirliu: Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk dinë se ca flet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular