BallinaOP EDPërgjigje e detyruar ndaj Lleshit,si avokat i Besës!

Përgjigje e detyruar ndaj Lleshit,si avokat i Besës!

Nga Arjan Peraj

Fakti që Besës i ka mbetur ta mbroni ju, tregon më së miri degradimin shkatërrues që i ka shkaktuar arsimit shqiptar zonja në fjalë.

Mentaliteti prej kazerme, nuk mund të bëhet referencë për të sfumuar mendimin intelektual,pedagogjik dhe shkencor të qindra personaliteteve të arsimit, që e kanë sfiduar me kohë gjithë këtë fasadë të dështuar qeverisëse e në rastin konkret në fushën e arsimit dhe shkollës shqipe.

Mundimi i tepruar për të bërë diversion me të qenit grua,kosovare dhe gegnishtfolëse është dështues dhe paranojak.
Gra dhe kosovare janë edhe Vjosa Osmani e Edita Tahiri,apo qindra të tjera që përçojnë kulturë,mentalitet urban, atdhedashuri,mendim europian e më gjërë e për të cilat askush nuk ka bërë asnjë kritikë dhe akuzë,përkundrazi e vetmja gjë e mirë për të cilën e adhurojmë Besën është fakti që është nga Kosova.

Askush nuk e ka sulmuar Besën në atë drejtim dhe përpjekja e gjithë “kabinetit” më të dështuar në historinë e shtetit shqiptar, për të mbrojtur të pambrojtshmen, ju nxjerr qesharak dhe forcon bindjen për perversitetin tuaj intelektual,politik dhe shtetar.

Universi i dijes i tejkalon mundësitë e një “gjenerali të kapur rob”.

Sa për gegnishten,të lutem mos u mundo ta argumentosh më sepse, me mënyrën se si doni të arsyetoni nga mosdija, është njëlloj si “shala e gomarit”, thuhet në një fjalë këtu në Shkodër.

Nuk besoj se ka nevojë për “ta ndritur” më shumë me arsimin Besa, pas mbështetjes tuaj pasi e ka realizuar më së miri këtë në kaq pak vite të sajat në krye të ministrisë.

Aq sa nën “udhëheqjen tuaj të ndritur”, 70 % e maturantëve shqiptarë gjatë këtyre viteve kanë ikur në universitetet e botës.

Aq sa rankimi në Pisa nga viti 2015 deri në 2020 ka shënuar rekord rënieje negative për nga cilësia dhe rezultati.

Mjaftojnë këto të dyja për të treguar të vërtetën dhe realitetin e suksesit të arsimit “rilindas”,që në këtë rast po më duket si “doktrinë ushtarake”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular