BallinaOP EDSot “Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave Kundër Torturës”, Shqipëria s'ka...

Sot “Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave Kundër Torturës”, Shqipëria s’ka një ditë kombëtare përr viktimat e regjimit

Nga Ivi Bejtja

Kombet e Bashkuara caktuan datën 26 qershor si “Ditën Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave Kundër Torturës”.

Përgjatë 45 viteve të periudhës së komunizmit, populli shqiptar vuajti nën regjimin më të egër në botë. Shqipëria u bë vendi i parë në botë i cili prishi kultet fetare e pushkatoi klerikë. Intelektualë, akademikë dhe artistë u internuan dhe torturuan, duke numëruar mijëra viktima, sepse besuan në Zot, familje tradita, parime e vlera të trashëguara brez pas brezi.

Ne tre dekadat e fundit, arritja më e madhe është ratifikimi i konventave ndërkombëtare, ku mund të përmendet pjesmarrja në Statutin e Romës – statuti që krijoi Gjykatën e Hagës, e cila i konsideroi krimet e regjimeve diktatoriale si krime kundër njerëzimit.

Ironia më e madhe është se ende Shqipëria nuk ka një ditë kombëtare për përkujtuar viktimat e atij regjimi. Idealja do ishte të kërkohej dënimi i krimeve të komunizmit, e atyre që morën pjesë në krime, ama mendoj se është parimore e morale të caktohej sikur dhe një ditë për të përkujtuar ato fëmijë, gra e burra të pafajshëm.

Edhe pse tridhjetë vjetë në pluralizëm dhe në një shoqëri “demokratike” ende nuk jemi ndarë nga e shkuara. Të mbijetuarit, familjarët dhe pasardhësit e viktimave të komunizmit ende vuajnë dramën shpirtërore dhe psikologjike të shekullit të kaluar.

Shumë prej viktimave të komunizmit nuk i janë gjetur ende eshtrat. Komuniteti i të Përndjekurve Politik akoma nuk është rehabilituar në shoqëri sepse ndaj tyre është bërë pak ose aspak për ti qënë pranë. Tirana është i vetmi kryeqytet, i cili nuk ka asnjë përkujtimore për të kujtuar vikitimat.

Është detyra ekskluzive e shtetit që ky grup shoqëror të gëzojë të drejta dhe të jetë i barabartë si çdo kush në shoqërinë shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular