BallinaAktualitetBerisha dënon heshtjen e Prokurorisë ndaj shndërrimit të QSUT në bombë biologjike

Berisha dënon heshtjen e Prokurorisë ndaj shndërrimit të QSUT në bombë biologjike

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur zërin përsëri sot, për pasojat e rënda që ka sjellë përhapja e infeksionit të koronavirusit në QSUT dhe ka akuzuar Prokurorinë si të kapur nga qeveria, përderisa hesht përpara të vdekurve dhe të sëmurëve që shtohen dita ditës, infektuar pikërisht në institucionin më të rëndësishëm shëndetësor të vendit. Në shënimin e tij në Fb, Berisha nënvizon:

“Këto janë pasojat e bombës biologjike të QSUT.

1 – Dhjetëra e dhjetëra të sëmurë vdekur nga COVID-19 në QSUT, në Spitalin Infektiv dhe në qytetete dhe fshatra të vendit që u infektuan në QSUT.

2 – Qindra dhe mijëra të sëmurë të shtruar në QSUT, qytetarë vizitorë në QSUT, qytetarë që u infektuan në të katër anët e vendit në qytete dhe fshatra nga të sëmurë që dolën të infektuar nga QSUT, ku mjekoheshin për sëmundje të tjera.

3 – Dhjetëra e dhjetëra mjekë dhe infermierë, punonjës të QSUT, të infektuar nga COVID-19.

Shndërrimi i QSUT në bombë biologjike, gjenerator gjigant të përhapjes së infeksionit, është akti më kriminal i menaxhimit të papërgjegjshëm të pandemisë së COVID-19 në Shqipëri nga Kryepidemiologu xhahil i Surrelit dhe ndrikull Hajni Maska.

Narkoprokuroria është e partisë, ndaj dhe për dyshen e krimit le të infektohen dhe vdesin sa të duan, fatin e tyre paçin. Ndiqni raportimin e gazetarit Erjon Skëndo.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular