Deputeti i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, Alex Shelbroooke, përshëndet procesin e brendshëm te perzgjedhjes se kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike.
Alex Shelbrooke, deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, me anë të një postimi në Twiter, përshendeti procesin e brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme.
Shelbrooke ka qënë një ndër kontribuesit kryesor të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve më të rëndësishme politike për një parti këto 30 vitet e fundit.
“Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”, shkruan deputeti.